Aktualitet

I vendosi tritol ndërtesës te “Rana e Hedhun”, arrestohet 21-vjeçari








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:03 - 31/12/20 |
mapo.al

Policia ka arritur të zbardhë ngjarjen e 19 nëntorit në Shëngjin, ku iu vendos lëndë plasëse një objekti në ndërtim në pronësi të Liman Gjokës.



Efektivët kanë arritur të vendosin në pranga autorin e ngjarjes i identifikuar si Erald Pajtani, 21 vjeç, banues në Larushk të Krujës.


Dyshohet se 21 vjeçari ka montuar lëndën plasëse në njërën nga kolonat e objektit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.




“Ky shtetas, më datë 19.11.2020, në Shëngjin, Lezhë, dyshohet të ketë vendosur në një nga kolonat e një objekti në ndërtim, në pronësi të shtetasit L. Gj., një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale”, njofton policia.



Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, në ngarkim të shtetasit E. P., për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Kanosja”.


1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas