Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në zyrën e tij reperin e famshëm kosovar, Viktor Palokaj, i njohur si “Unikkatili”.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Haradinaj shkruan: “Palokaj kudo që përformon, Kosovën e ka pikënisje. Unik në kuptimin e plotë të fjalës!”
Unikkatili ndodhet në Kosovë për shkak të angazhimeve të tij muzikore. Me 9 gusht ai do të performojë në një Club nate në Pejë.