Aktualitet

I veshur si senator romak brenda shatërvanit, gjobitet me 550 €







               Publikuar në : 13:43 - 18/07/19 |
mapo.al

Një person i cili është futur me veshjen e senatori romak në shatërvanin Trevi dhe i është drejtuar turmës si të ish vërtetë i tillë, është dënuar me një gjobë prej 550 eurosh. 38-vjeçari italian, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, e kishte organizuar këtë akt demonstrativ për nder të viktimave të Kamorës në rajonin Campania me kryeqendër Napolin, si edhe për të takuar dhe folur me ministrin e Brendshëm Matteo Salvini.


Kryebashkiakja Virginia Raggi ka reaguar ndaj këtij rasti në rrjetin social “Twitter”, duke u shprehur: Monumentet tona duhet të respektohen dhe burimet historike të Romës nuk janë pishina. Kushdo që vendosë të bëjë banjë në burimet e Romës, do të dënohet me një gjobë prej 550 eurosh dhe me masën e “Daspo Urbano”, siç i ndodhi edhe “senatorit romak” dhe si do t’i ndodhë kujtdo që do të ofendojë trashëgiminë historike dhe artistike të qytetit, e cila i takon të gjithëve.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas