Aktualitet

I vihet 600 gr tritol në makinë, vlonjati pikas pakon e dyshimtë, atentati mbetet në tentativë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:45 - 22/11/20 |
mapo.al

Vlorë – Një automjeti në lagjen “Hajko Çakërri” i është vendosur tritol gjatë natës.


Pronari i makinës tip “ML”, S.Binaj ka pikasur pakon e dyshimtë të lëndës eksplozive dhe ka lajmëruar Policinë


Me të mbërritur në vendngjarje, bashkë me forcat antieksploziv të Reneas, shpërthyen në mënyrë të telekomanduar tritolin prej 600 gramësh – një sasi kjo shumë e madhe që mund të shkatërrojë çdo gjë përreth.



Nuk dihet ende se kush fshihet pas  këtij atentati në tentativë. Sakaq, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Ky është rasti i tretë brenda një muaji që në Vlorë zbulohet një sasi tritoli poshtë një automjeti.


Njoftimi i Policisë:

Vlorë

Mesnatën e djeshme, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë është marrë informacion se poshtë një automjeti të markës “Benz” në pronësi të shtetasit S. B. që ishte i parkuar ndodhej një pako e vogël e dyshuar me lëndë plasëse.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilat vendosën perimetrin e sigurisë dhe forcat antieksploziv të Reneas, të cilat pas veprimeve të para bënë çaktivizimin e pakos e cila kishte brenda saj lëndë plasëse

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.


Etiketa: ,

Pas