Një makinë luksoze është djegur pjesërisht në qytetin e Vlorës.
Mesohet se makina tip “Range Rover” i përket modeles së njohur, Françeska Jaçe.
Fatmirësisht zjarri është shuar në kohë, pas ndërhyrje së zjarrëfikësve, ndërsa automjeti nuk ka pësuar dëme të rënda.
Deri më tani nuk dihen arsyet, sakaq policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 29.03.2021, rreth orës 21:04, në lagjen “ Pavarsia”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Range Rover”, në pronësi të shtetases F. J., banuese në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.