Xheni dhe Bernardi ishin dy të rinjtë që ecën përpara bashkë si çift brenda shtëpisë së Big Brother dhe që vijuan marrëdhënien e tyre edhe jashtë shtëpisë.
Gjithçka dukej se shkonte mirë në fillim, por shumë shpejt ata u ndanë dhe kjo bëri më shumë bujë sesa lidhja e tyre.
Të dy ata kanë deklaruar herë pas here se profilet e tyre zyrtare ja hakuar ose shumë profile janë hapur duke u paraqitur si të ishin profilet e tyre zyrtare.
I pari që u sulmua ishte Benardi.
Por me sa duket tani synimi ishte Xheni.
Ajo ka publikuar një foto ku duket mjaft e indinjuar me një profil, i cili poston foto të saj dhe hiqet sikur të ishte ajo.
Një prej fotove Xheni duket thuajse e zhveshur.