Aktualitet

I vodhi klientit 30 mijë dollarë, arrestohet drejtori i bankës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:20 - 13/05/20 |
mapo.al

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bankieri”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Ndalohet një 35-vjeçar, pasi duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur një shumë parash në llogarinë rrjedhëse të një klienti.


Nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor është bërë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Bankieri”, në kuadër të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F. N., 35 vjeç, banues në Tiranë.


Ky shtetas, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor i një filiali të një banke të nivelit të dytë, ka vjedhur në llogarinë rrjedhëse të një klienti, një shumë prej 30.000 dollarësh amerikanë.


Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas