Policia i ka vënë prangat një infermiereje të spitalit Infektiv në Tiranë. 30-vjeçarja punonjëse e spitalit Covid1, akuzohet se i ka vjedhur paratë nga llogaria bankare, pas vdekjes, pacientit që ishte shtruar në këtë spital, i infektuar me Covid-19.
Denoncimi u bë pak ditë më parë nga emisioni investigativ STOP, nga djali i pacientit me koronavirus.
Shuma e parave të zhvatura nga llogaria bankare mësohet se është 60 mijë lekë të reja. Pacienti me koronavirus kishte ndërruar jetë, ndërsa infermierja i ka marrë portofolin, brenda të cilit ndodhej edhe kodi pin i bankomatit, nga ku ajo ka tërhequr paratë.
“Pas kallëzimit të bërë për këtë ngjarje, nga djali i të ndjerit, shtetasi F. D., 25 vjeç, i cili ka deklaruar se nga llogaria bankare e të atit ishte tërhequr shuma 60.000 lekë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit”, tha policia.
Sipas bluve, “në bazë të provave filmike ka rezultuar se edhe shuma e parave është tërhequr nga shtetasja R. H., infermiere në spitalin infektiv, e cila ka pranuar autorësinë e ngjarjes, që është bërë mediatike edhe nga emisioni investigativ “STOP”.
Njoftimi i Policisë së Tiranës
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe ndalimin e shtetases R. H., 30 vjeçe, banuese në Durrës.
Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë pasi në bazë të pamjeve filmike rezulton si autorja e vjedhjes së një shume parash në portofolin e shtetasit K. D., i cili ka qenë i shtruar në spitalin infektiv, ku ka ndërruar jetë nga COVID-19.
Pas kallëzimit të bërë për këtë ngjarje, nga djali i të ndjerit, shtetasi F. D., 25 vjeç, i cili ka deklaruar se nga llogaria bankare e të atit ishte tërhequr shuma 60.000 lekë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit.
Në bazë të provave filmike ka rezultuar se edhe shuma e parave është tërhequr nga shtetasja R. H., infermiere në spitalin infektiv, e cila ka pranuar autorësinë e ngjarjes, që është bërë mediatike edhe nga emisioni investigativ “STOP”.
Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjygjësor Tiranë, për veprime hetimore të metejshme, për veprat “Vjedhja” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.
***
Kujtojmë që pak ditë më parë u arrestua te spitali COVID2, sanitarja Tire Alldervishi e cila i kishte zhatur mbi 8 milionë lekë të vjetra vajzës së një pacienteje me koronavirus. E sëmura ndërroi jetë nga virusi, ndërsa në mesazhet që shkëmbente me vajzën e saj, ankohej se nuk merrte shërbim. Tire Alldervishi ishte prezantuar si infermiere. Prokuroria e Tiranës po heton nëse rasti është i izoluar, apo kemi të bëjmë me skemë zhvatje me përfshirjen edhe të bluzave të bardha.
LEXO EDHE:
Skandal te Infektivi- Pacientit në intubim, i vjedhin lekët dhe kartën e bankës
Etiketa: Covid-19, Koronavirusi, Koronavirusi ne Shqiperi