Aktualitet

I vranë babain dhe xhaxhain, Asmer Bilali kthehet sërisht në Shkodër














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:01 - 04/04/19 |
mapo.al

Asmer Bilali, i cili ndodhet në qeli, pasi akuzohet si pjesë e grupit kriminal “Bajri”, është çuar përsëri në Shkodër ditën e sotme. Asmer Bilali do dëshmojë për sulmin ndaj ish-tranjerin e Vllaznisë Ernest Gjoka. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në shkurt të 2018-së, kur Ernest Gjoka u godit me grusht dhe më pas u tentua të qëllohet edhe me thikë. Autori i sulmit isht Nehat Foljeta dhe Asmer Bilali dyshohet se i ka dhënë makinë në përdorim. Para Gjykatës Asmer Bilali u shpreh se mbajtja në burg për një shpullë është turp.






“A ju vjen turp që i mbani djemtë brenda në burg për 1 shpullë? Ernest Gjoka, i ka falur për atë që kanë bërë. Një makinë që kisha ia lashë Seharit. Nuk kam patur dijeni për goditjen e Gjokës:, – është shprehur Bilali.


Shoqërimi i Asmer Bilalit në Shkodër po bëhet nga forca të shumta Policie.  Pak ditë më parë Asmer Bilali ishte në Shkodër, ku mori pjesë në varrimin e babait dhe të xhaxhait, Astrit dhe Brahim Bilalit, të cilët u vranë në një atentat mafioz.










 



Lexo edhe:

Video: Momentet kur Asmer Bilali takohet me njerëzit në varrim

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas