Aktualitet

I vranë djalin me plumb në kokë, flet babai: Ishte i sjellshëm






               Publikuar në : 14:50 - 23/08/19 |
mapo.al

Baftjar Çelaj, babi i 26-vjeçarit, Indrit Çelaj i cili u vra dy ditë më parë në Tiranë nga djemtë e pronarit të vilës ku po rregullonte kondicionerin, ka folur për humbjen e madhe të të birit. Ai tha mes lotësh se djali ishte në punë dhe se merrej me kondicionerë, pasi ai kishte përfunduar shkollën elektrike. Mes dhimbjes, ai është shprehur se uron që kjo që i ndodhi atij, të mos i ndodhë askujt. Lajmin për humbjen e djalit e ka marrë vesh nga mediat rreth orës 19:00 të ditës së djeshme, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 paradite.


“Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë asnjërit. Kjo është fatkeqësi e madhe në Shqipëri. Ti nisesh në punë dhe kthehesh i vdekur, është fatkeqësi. E kam marrë vesh nga lajmet. Çuni është vrarë ne 11 paradite une e mora vesh në orën 7 në darkë se i kishin marrë edhe dokumentet. Çunin e kishte marrë policia. Djali ishte në punë, punonte me kondicionerë se ka mbaruar edhe elektriken. Montonte kondicionerët. Asnjë konflikt nuk ka pasur djali, ka qenë i kulturuar dhe i sjellshëm. Rrallë gjen djalë si ai, nuk dinte të ofendonte, ishte i matur. Ma morën djalin në moshë të re. Në fillim të shtatorit do bënim bufenë. Kur vajta në spital vetëm kam mbajtur veten. Sikur të kisha fuqi nuk dija se ca mund të bëja. Ku do kërkoj drejtësi, kush ma zgjidh mua”, thotë Baftjar Celaj.

 

Lexo edhe: 

Djemtë e pronarit të vilës vranë punëtorin e kondicionerëve

Vranë punëtorin në vilën e tyre, kush janë vëllezërit e rrezikshëm


Etiketa: , ,

Pas