Renato Mekolli mund të cilësohet një ndër shefat më të njohur të kuzhinës shqiptare, kjo për shkak të shikueshmërisë së lartë të emisionit të tij të gatimit. Ky i fundit ka qenë tejet i diskutuar dhe ka nxitur shumë reagime, sidomos nëpër rrjete sociale. Madje, në saje të personalitetit shpërthyes që Renato shpaloste në të, emisioni u bë burim frymëzimi edhe për meme dhe batuta.
Ditën e djeshme, i ftuar në programin “Ka një mesazh për ty”, Renato është shfaqur tërësisht ndryshe nga ai që jemi mësuar të shohim në ekran; i ndjeshëm dhe i ëmbël. Mesa duket, kjo sjellje e tij nuk ka kaluar pa u vënë re dhe komentuar nga ndjekësit.
Kjo gjë duket se e ka prekur shefin e kuzhinës, i cili nuk ka ngurruar të sqarojë se profili i nxjerrë në “Hell’s Kitchen” ka lidhje me profesionin e tij si kuzhinier dhe jo me atë si njeri.
“Ju faleminderit shumë për qindra mesazhe që më keni derguar dhe për dashurinë tuaj.Unë çdo herë bëj atë që më thotë zemra. Që të më doni kaq shumë ndërkohë që unë në TV nxjerr një profil jo shumë të dashur që nuk ka lidhje me mua por ka lidhje me profilin e punës time, kjo do të thotë shumë për mua. Ju përulem të gjithëvë të dashur miq për dashurinë e madhe që keni për mua”- ka shkruar Renato Mekolli në “Insta Story”.