Disa banorë donin të digjnin mbetjet nga arat e korrura nga gruri duke i vënë flaken. Por zjarri ka dale jashtë kontrollit, duke djegur gjithë rrjetin elektrik të fshatit Shënpjetër të Fierit.
Zjarri ka rënë rreth orës 10.15 minuta dhe në vendngjarje kanë shkuar edhe dy mjete të zjarrëfikses. Eshtë lajmëruar OSHEE, e cila që në momentet e para bëri stakimin e energjisë, për shkak se zjarri ka shkrirë kabllot elektrike. Ende nuk ka asnjë të arrestuar për dëmin e shkaktuar.