Saturday, September 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

I vunë zjarrin pyjeve dhe kullotave, procedohen 8 persona në 24 orët e fundit

by mapo.al
13/08/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Policia e Shtetit ka proceduar 8 persona për zjarrvënie. Nga 25 korriku, në gjithë vendin janë proceduar 47 autorë të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme. 

Mirditë – Strukturat hetimore të Policisë Mirditë arrestuan në flagrancë shtetasin P.L., 66 vjeç, banues në fshatin Gjakëz. Ai ka ndezur zjarr në oborrin e banesës dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur sipërfaqe të madhe me pyje dhe disa banesa të braktisura në fshatin Gjakëz, Mirditë.



Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin P. L., 52 vjeç, banues në Zejmen. Ai ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave, por zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe të madhe barishte e kullota. Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me zjarrfikësen, kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e zjarrit, i cili rrezikonte disa banesa dhe lokale, si dhe automjetet, pasi ishte anës rrugës kryesore në aksin Lezhë-Milot.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasen Gj.V., 70 vjeçe, banuese në Balldre. Kjo shtetase, pasi ka ndezur zjarr në kanalin kullues, flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe me bimësi në fshatin Balldre.

Gjirokastër – Shërbimet e Postës së Policisë Dropull proceduan penalisht shtetasin V.O., banues në fshatin Radat, pasi gjatë kryerjes së disa punimeve me troho në bahçen e tij, ka shkaktuar zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi në rrethinat e fshatit Radat.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj proceduan penalisht shtetasin M.B., 51 vjeç, banues në fshatin Memaliaj, pasi duke djegur disa barëra në pronën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

Berat – Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, shërbimet e Komisariatit Policisë Berat proceduan penalisht shtetasin B.Sh., banues në Berat, pasi në lagjen “Donika Kastrioti”, ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me barë.

U procedua penalisht shtetasi A.K., 28 vjeç, banues në Berat, pasi në vendin e quajtur ‘Mali Partizan’, ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia duke hedhur një cigare të ndezur në tokë, për pasojë është djegur sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

Korçë – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasve A.Xh., 18 vjeç dhe T.B., 22 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, pasi dyshohet se tek vendi i quajtur “Korija e fshatit” në Gjonomadh, ata kanë djegur me zjarr një sipërfaqe pyjore me bimësi të ndryshme.

Policia e Shtetit apelon që në asnjë rast banorët mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin.

Ftohen qytetarët të denoncojnë në numrin 112 apo #KomisariatinDixhital çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm!

LEXO EDHE: 

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, nuk rrezikohen banesat

Tags: policia e shtetitzjarretzjarrvënie

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
Kallëzohet në SPAK biznesmeni Pëllumb Salillari dhe kryebashkiakja e Dimalit

Kallëzohet në SPAK biznesmeni Pëllumb Salillari dhe kryebashkiakja e Dimalit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In