Një emigrant shqiptar në Greqi është denoncuar i zhdukur prej pesë ditësh, i cili punonte prej vitesh në ishullin grek Rodos.
Kanë qenë familjarët ata që e kanë bërë njoftimin për zhdukjen e 46-vjeçarit dhe sipas raportimeve ai është parë për herë të fundit më 28 gushti.
Sipas informacioneve ai ka pasur një takim të planifikuar me një klient për punën, në një hotel Rodos në zonën e Kalithon.
Nga kontrolli i bërë në kamerat e sigurisë, u konstatua se 46-vjeçari është drejtuar drejt kësaj zone.
Policia ka kontrolluar të gjitha hyrjet dhe daljet nga ishulli, por pa asnjë rezultat.