Aktualitet

I zhvati 8 mln lekë vajzës së pacientes, kjo është sanitarja e COVID2 (FOTO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:16 - 13/01/21 |
mapo.al

Tire Alldervishi sanitarja që u hoq si infermiere e “Shefqet Ndroqit” dhe i mori mbi 8 mln lekë vajzës së një pacienteje me koronavirus para për t’i shërbyer, u prangos sot nga policia. Një ditë më parë ajo u shkarkua nga puna, ndërsa reagoi edhe Ministria e Shëndetësisë, duke dënuar aktin. 



Ka qenë pikërisht vajza e të sëmurës me COVID, E. S., 30 vjeçe, e cila ka kallëzuar se gjatë muajit dhjetor, kur nëna e saj ka qenë e shtruar në spital, Tire Alldervishi e ka mashtruar duke i marrë rregullisht shuma monetare nga 5.000-6.000 lekë.


“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit bënë ndalimin e shtetases T. A., 58 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase i është prezantuar si infermiere shtetases E. S., 30 vjeçe, e cila ka kallëzuar se gjatë muajit dhjetor, kur nëna e saj ka qenë e shtruar në spital, shtetasja T. A. e ka mashtruar duke i marrë rregullisht shuma monetare nga 5.000-6.000 lekë. Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale”, njofton policia.

Lexo edhe :  Kosovë - Pesë viktima dhe 353 raste të reja me koronavirus


Sipas 30-vjeçares e cila ka kallëzuar Tire Alldervishin, kjo e fundit i ka marrë rreth 8 milionë lekë të vjetra për shërbimet ndaj nënës së saj.



Sanitarja Tire Alldervishi


Akuzat e vajzës të cilës i vdiq nëna për shkak të covidit, janë faktuar me biseda në aplikacionin e komunikimit WhatsApp.

E ndjera është ankuar se sanitarja që e kishte paguar i ka hequr bukën, ujin dhe nuk e ka ndërruar, për shkak se të gjitha nevojat personale ajo detyrohej t’i kryente në krevat.

Fatkeqësisht, pacientja me COVID ndërroi jetë pas 28 ditësh në luftë me këtë virus.

LEXO EDHE: 

Arrestohet sanitarja që i zhvati qytetares 8 mln lekë dhe i la nënën të vdiste


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas