Aktualitet

I zunë pritë makinës, detaje nga vrasja e dy personave në Durrës (Emrat)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:41 - 27/04/20 |
mapo.al

Një vrasje tipike mafioze ka ndodhur në Durrës, pranë tregut të makinave. Një makinë e llojit “Golf” ishte duke udhëtuar pranë tregut të makinave, kur i është zënë pritë nga një automjet tjetër.


Me breshëri kallashnikovi, autorët kanë ekzekutuar dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia. Vëllezërve u është bërë antenat nga persona ende të paidentifikuar. Drejt tyre është qëlluar nga dy armë të ndryshme.


Besmir dhe Viktor Haxhia nuk rezultojnë persona me të shkuar kriminale, por policia po verifikon nëse janë të përfshirë në pazare droge brenda ose jashtë Shqipërisë.



Viktimat Viktor Haxhia dhe Besmir Haxhia

Dyshimet e para lidhen me një borxhet për makinat. Pas identifikimit është bërë largimi trupave të tyre drejt morgut. Policia shoqëruar mbi 30 persona deri tani. Një pjesë e bizneseve kanë qenë të mbyllura, por pritet që të kontrollohen kamerat e sigurisë nëse kanë fiksuar autorët.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 27.04.2020, rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur “tregu i makinave” , Shënvlash, në rrethana ende të paqarta  kanë humbur  jetën  në një mjet  dyshohet   si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit  shtetasit V.H dhe M.H (vëllezër ) .

Forca të shumta policie po krehin zonën ndërkohë  që  në hyrje daljet kryesore dhe rrugët dytësore forcat e policisë po ushtrojnë  kontrolle të shumta  të personave dhe automjeteve që lëvizin në këtë zonë.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë mbritur  Forcat Speciale Renea dhe  Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës.

Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor  i përbërë me Specialistët të  Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në  zbardhjen  e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve .

Vijon….

 

Lexo edhe:

Foto/ Tronditet sërish Shqipëria, dy të vrarë në Durrës, pati shkëmbim zjarri


Etiketa: , ,

Pas