Aktualitet

“Ia kam thënë përballë”/ Basha tregon se cili ishte rasti ideal i Edi Ramës për t’u penduar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:24 - 16/05/20 |
mapo.al

“Edi Rama në dy drejtime i ka çuar paratë e shqiptarëve, tek rilindja urbane, tek PPP-të dhe koncensionet”.


Kryetari i PD, Lulzim Basha tregon se cili ishte rasti ideal i Edi Ramës për t’u penduar.


Basha tha se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare i ka kërkuar kryeministrit të anulojë kontratat koncesionare, duke e parë këtë edhe si moment të përshtatshëm për të kërkuar ndjesë përpara qytetarëve shqiptarë.


“Pra, me fjalë të tjera i ka përthithur me dy pompa të mëdha hajdutërie dhe abuzimi, me buzëkuqin elektoral të rilindjes, që e shikojmë sesa herë bie shi, i përmbyten dhe e dyta, vjedhja dhe krimi më i keq, dërgimi i 2 miliardë euro të taksapaguesve shqiptarë në drejtim të 10 oligarkëve.


Nuk kishte rast më të mirë, dhe ia kam thënë ballë për ballë, siç jemi këtu përballë njeri-tjetrit, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për t’i anuluar këto kontrata, sesa gjendja e fatkeqësisë natyrore, ky ishte rasti ideal. Ke bërë çfarë ke bërë, ky është rasti ideal për t’u penduar, jo për t’i pezulluar, por për t’i anuluar ato kontrata dhe për t’ia kthyer këto para qytetarëve, se ka shkuar aty ku nuk mban më.

Sot edhe 14 ditë janë efektet e të ashtuquajturës gjysma paketës ekonomike, çfarë do të bëjnë vallë dhjetëra- mijëra familje?! Çfarë do të bëjnë pas kësaj, konsumi është në pikiatë, shpenzimet e qytetarëve po bien, aftësia për të marrë borxh po bie ?! Kam parë nëpër dyqanet e Tiranës dhe të Durrësit që supozohen të jenë dy qendrat më të mëdha ekonomie të Shqipërisë, thonë që u ka rënë xhiro 50, 60 deri në 80%. Çfarë do të ndodhë pas kësaj, si do të jetojnë këta njerëz? A e mendon njeri këtë?”


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas