Sunday, December 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Ibra pezullohet tri ndeshje, Milani apelon

by mapo.al
07/02/2012
in Sport
0

Nuk ka Juventus! Të paktën (besohet) se Zllatan Ibrahimoviç do ta kapërcejë edhe ndeshjen e madhe Milan-Juve, në program për t’u zhvilluar më 25 shkurt. Atë ditë, lojtari suedez do të mbarojë pezullimin prej tre ndeshjesh që ka marrë dje për shkak të kartonit të kuq që mori në minutën e 64-t të ndeshjes me Napolin. Një i kuq i nxjerrë nga gjyqtari Ricoli pas sugjerimit të vijërojtësit pasi Ibra kishte goditur me shuplakë mbrojtësin e kaltër Aronika. Sjellja, që u gjykua “e dhunshme” nga gjykatësi sportiv Xhampaolo Tosel, ka bërë që të nisë në mënyrë automatike dënimi për Ibrahimoviç, që do t’i shohë nga tribuna dy ndeshjet e radhës në transfertat e Udinezes dhe Çezenës. Në komunikatën e skualifikimit lexohet se Ibrahimoviç është ndëshkuar “pasi në minutën e 19-të të pjesës së dytë, me lojë të ndalur, ka goditur një futbollist kundërshtar me një shuplakë në fytyrë, shkelje që u vu re nga asistenti”.

Lëvizjet e Milanit



I menjëhershëm ka qenë reagimi i Milanit. Klubi kuqezi nuk priste tre ndeshje ndëshkim (pas ndeshjes Galiani ishte i sigurt: “Ibra nuk mund të dënohet më shumë se dy ndeshje”) ka gati apelimin: “A.C Milan komunikon se do të kundërshtojë vendimin e Gjykatësit Sportiv që e ka ndëshkuar të federuarin e tij, Zllatan Ibrahimoviç, me një skualifikim prej tri ndeshjesh kampionat”.

Precedenti

Apelimi i Milanit do të synojë, natyrisht, reduktimin e skualifikimit (duke kërkuar që të ndryshohet dënimi nga “i dhunshëm” në “antisportiv të rëndë”) në mënyrë që ta ketë Ibrahimoviçin në dispozicion në atë që mund të jetë ndeshja vendimtare në luftën për titullin kampion. Ka një precedent relativ për sezonin e shkuar që e bën Milanin të shpresojë. Kundër Barit, më 13 mars 2011, Ibrahimoviç goditi me grusht në stomak mbrojtësin Marko Rosi. Kartoni i kuq i kushtoi sulmuesit tre ndeshje (sjellje e dhunshme), që më pas u reduktua në dy ndeshje pezullim pas apelimit në Gjykatën Federale.

Jo provë TV për Aronikan

Nuk do të ketë provë TV (prokuroria federale nuk e ka kërkuar) për Salvatore Aronikan, mbrojtësi i Napolit, që pasi mori shuplakën e Ibrahimoviçit, reagoi duke goditur lehtazi Noçerinon.

 

 

Juventus

 

Marota e ka me gjyqtarët dhe… dënimin e Ibras

Gjithë sy e veshë janë nëTorino, ku presin me padurim për të mësuar se cili do të jetë fati përfundimtar për Ibran. Natyrisht, që dënimi prej 3 ndeshjesh është më se i merituar, por tifozëria bardhezi i druhet reduktimit, sidomos pas sigurisë që shfaqi administratori i Milanit, Galiani, që deklaroi se nuk priste më shumë se 2 ndeshje ndëshkim për sulmuesin suedez. Sidoqoftë, Drejtori i Sportiv i Juventusit, Bepe Marota, ka deklaruar se kjo situatë nuk i intereson. “Për atë që ndodhi në “San Siro”, nuk ndërhyj sepse nuk dua të futem në të tilla dinamika. Ne do ta përgatisim ndeshjen me Milanin sikur Ibra do të jetë në formacionin titullar. Më duhet të them se në të tilla raste, dënimet janë nga 2 në 3 ndeshje, por nuk do të bëjmë vlerësime pas kësaj. Gjykimi? Kam dashur vetëm të tërheq vëmendjen e arbitrave për më shumë kujdes në vendimet që marrim dhe besoj se kjo është detyra ime”, e mbylli Marota duke iu referuar penalltisë së pa dhënë në ndeshjen e fundit ndaj Sienës.

Tags: IbraMilanipezullohettri ndeshje

JU SUGJEROJME

Armando Dobra bën “bomberin” në Angli, goli i katërt për vitin 2023
Sport

Armando Dobra bën “bomberin” në Angli, goli i katërt për vitin 2023

11/02/2023
Arsenali dështon sërish në Premier League, Leicester mposht thellë Tottenham
Sport

Arsenali dështon sërish në Premier League, Leicester mposht thellë Tottenham

11/02/2023
Armando Broja rikthehet në stërvitje, gëzohen tifozët e Chelsea
Sport

Armando Broja rikthehet në stërvitje, gëzohen tifozët e Chelsea

09/02/2023
Ndahet nga jeta legjenda e futbollit kroat! Drejtoi edhe Prishtinën
Sport

Ndahet nga jeta legjenda e futbollit kroat! Drejtoi edhe Prishtinën

08/02/2023
Next Post

Kristiano Ronaldo i uron vetes një “Top të Artë”

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In