Kryesore

Ibrahim Lici sfidon OFL: Nuk jam në kërkim për vrasje





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:54 - 13/05/20 |
mapo.al

OFL njoftoi sot se u ka dërguar formularin për të deklaruar pasurinë brenda 48 orëve, dy vëllezëvre Ibrahim dhe Muhamet Lici. Ata janë djemtë e ish-këshilltarit të Bashkisë së Shkodrës, Mustafa Lici.


***


Në emër të djalit të tij në kërkim nga policia, babai i Ibrahim Licit, shprehet se refuzon t’i përgjigjet Operacionit Forca e Ligjit që këtë të mërkurë i dërgoi formularin e vetëdeklarimit të pasurisë.


Ky rast shënon edhe refuzimin e parë të një kërkese të OFL. Sipas Mustafa Licit, djali i tij, Ibrahim Lici nuk është subjekt i OFL-së, me argumentin se ai nuk është person nën hetim.


“Unë Mustafa Lici, ju kthej përgjigje në emër të djalit tim, Ibrahim lici. Refuzon të ju përgjigjet pasi Ibrahim Lici nuk është subjekt u këtij ligji. I pa dënuar nga asnjë Gjykatë vendase ose e huaj. Nuk ka asnjë masë sigurie nga ndonjë gjyqtar për ndonjë vepër penale, aktualisht as e huaj as vendase. Nuk është person nën hetim nga Prokuroria për asnjë vepër apo çështje penale”, shkruhet në dokument.

***

Të dy vëllezërit akuzohen se janë autorët e atentatit ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, ngjarje kjo e ndodhur në datën 30 mars të vitit të kaluar. Ata u ekzekutuan në portën e shtëpisë me breshëri kallashnikovi dhe ngjarja u hetua si përplasje mes bandave rivale në Shkodër.

Viktimat ishin përkatësisht babai dhe xhaxhai i ish-kampionit të boksit, Astmer Bilali që është i arrestuar ndërkohë si pjesë e grupit kriminal “Bajri”. Astrit Bilali kishte në pronësi një resort hipizmi në Shkodër. Vëllai i tij ndërkohë, ish-kampion i hipizmit si dhe njëkohësisht ishte edhe kryetar i Shoqatës “2 Prilli”, masakrës së fundit të komunizmit.

Vëllezërit Biali të ekzekutuar

Astmer Bilali ish-boksier i Vllaznisë, ra në qendër të vëmendjes së mediave kohë më parë kur mbeti i vrarë në një atentat shoku i tij Arjan Ferracaku ndërsa kalëronte në resortin e Astrit Bilalit. Në ngjarjen e rëndë, Astmer Bilali ndodhej me Ferracakun kur ai mbeti i vdekur nga plumbat ne distance, dhe u dyshua se ishte pikërisht Bilali shënjestra e autorëve që ngatërruan objektiv.

Ndërsa nga dy djemtë e Mustafa Licit të akuzuar për atentatin e përgjakshëm, policia ka arrestuar vetëm Muhamet Licin, ndërsa Ibrahim Lici ndodhet ende në arrati.

Mustafa Lici, ish-anëtar i këshillit bashkiak Shkodër

Njëkohësisht, Muhamet dhe Ibrahim Lici ka qenë edhe pjesë e bandës së gjobëvënësve ndaj tregtarëve në kryeqendrën e veriut.

OFL njoftoi sot se u ka dërguar formularin për të deklaruar pasurinë brenda 48 orëve, dy vëllezëvre Ibrahim dhe Muhamet Lici. Ata janë djemtë e ish-këshilltarit të Bashkisë së Shkodrës, Mustafa Lici.

 

 


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas