Ministrja e Financave, Delina Ibrahimajka folur për rritjen e çmimit të karburanteve, i cili ditët e fundit ka kapur shifra rekord.
A deklaron, se rritja e çmimit të naftës nuk është si pasojë e një situate monopol, por nga rritja e çmimeve në Bursë.
“Parashikohet që çmimet të vazhdojnë të qëndrojnë të larta. Nuk varen vetëm nga nafta, por varen nga të gjithë çmimet e energjisë në botë dhe jo vetëm të naftës”, u shpreh Ministrja, duke shtuar se qeveria po monitoron situatën.
“Patjetër që ne mund të studiojmë modele të ndryshme dhe të shohim se kush është më i përshtatshmi, por gjithsesi edhe nëse biznesi do ta paguajë në formë tjetër këtë çmim, do ta transferojë tek rritja e çmimit final, kështu që duhet bërë një analizë më e thelluar se kush janë praktikat më të mira të taksimit”, u shpreh Ibrahimaj më tej.
Ditët e fundit, nafta ka arritur çmimin e 195 lekë për litër, vlerë rekord në vendin tonë.