Zlatan Ibrahimovic kthehet zyrtarisht te Milani! Sulmuesi suedez, pas eksperiencës në Amerikë, do të veshë fanelën kuqezi, me të cilën fitoi edhe titullin në vitin 2011. Ibracadabra ka firmosur kontratën e tij për gjashtë muaj në vazhdim me thuajse 3,5 mln euro dhe mundësi rinovimi edhe për një tjetër sezon me rrogë 5 milionë euro.