Zlatan Ibrahimoviç ende nuk e ka zyrtarizuar skuadrën e tij të re, siç vepron zakonisht në rrjetet sociale, por që ka zgjedhur Milanin është tashmë e sigurt, nëse u referohesh fjalëve që u ka thënë miqve të tij.
Gjiganti suedez nuk është i kënaqur nga oferta e parë e Milanit (dy milionë për gjashtë muajt e parë dhe katër milionë për sezonin pasardhës), e sidomos me formulën e saj, sipas të cilës palët do të jenë të lidhur në kontratë fillimisht vetëm për gjashtë muajt e parë, me mundësinë e zgjatjes së bashkëpunimit në varësi të ecurisë së skuadrës në kampionat.
Drejtuesit e “Djallit” mendojnë që propozimi i tyre është serioz, duke parë edhe situatën aktuale. Në këto momente, një staf konsulentësh i jashtëm, jo vetëm menaxheri Mino Raiola, që po punon për ta mbyllur sa më parë marrëveshjen.