Sfidat ndaj vetes të Zlatan Ibrahimoviç nuk kanë të ndalur.
Sulmuesi suedez provoi edhe njëherë se nuk i trembet asnjë dukurie natyrore, madje as dëborës.
39-vjeçari e ka treguar këtë përmes një video në rrjetet sociale, ku është zhytur thuajse totalisht nudo në dëborën e ftohtë.
Sulmuesi i Milanit aktualisht është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi muskulor dhe vendosi të provojë një krioterapi të improvizuar në oborrin e tij.
Zlatan doli nga shtëpia e tij i veshur vetëm me të mbathura, u ndalua dhe la veten të binte në dëborë.
Komenti i tij në rrjetet sociale gjithashtu referonte paraqitjet e tij të ardhshme në festivalin e muzikës Sanremo, të cilin ai e riemërtoi Zanremo.