fbpx

Sport

“Icardi-Inter si dy të dashur”, Wanda zbulon dhe ofertën e Juves





               Publikuar në : 10:33 - 06/09/19 |
mapo.alm

Wanda Nara është kthyer të flasë për kalimin e Mauro Icardit drejt PSG-së dhe i bën lëmsh të gjithë kur thotë se kalimi i sulmuesit në Francë nuk është përfundimtar.


“Nuk ka ndarje përfundimtare me Interin, është si një pauzë reflektimi, si dy të dashur. Parisi është i bukur dhe ka shumë yje në ekip. Ishte një mundësi që nuk duhej humbur, në fund të sezonit, gjithsesi duhet parë çfarë do bëjmë…”, – tha Nara.




Bashkëshortja dhe menaxherja e Icardit ka treguar se në janari pati shumë oferta që refuzoi. “Janarin e kaluar një klub i madh u afrua për Icardin. Ata ofruan shumë para dhe një futbollist tjetër, por Icardi i refuzoi. Nga ai moment klubi vendosi t’i hiqte shiritin si një strategji për ta shitur në verë, por pse të mos e bënte në fund të sezonit?”, – thotë Nara që tregon se dëshira e Juventusit ishte e madhe për ta rrëmbyer.

Nara ka theksuar se Icardi nuk e bëri padinë ndaj Interit për para, por se donte të stërvitej me Conten. “Kushdo që mendon se e bëri për para e ka gabim. Mauro donte të stërvitej me Conte, ai ishte kurioz të punonte nën urdhrat e tij. Juve? Në të kaluarën nuk shkoi sepse ishte dhe kapiten i Interit dhe kjo do të thotë shumë për njerëzit. Marrëdhëniet me Paraticin janë të shkëlqyera dhe ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen“, – tha ajo ndër të tjera. /TS/

Lexo edhe: 

Wanda Nara: PSG ishte “as nën mëngë”, por opsioni më i keq për mua…


Etiketa: , , ,

Pas