Sport

Icardi merr rrogën e Cavanit, ja shifrat e akordit mes Interit dhe PSG-së





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:02 - 26/05/20 |
mapo.al

Marrëveshja midis Interit dhe PSG për blerje-shitjen e Mauro Icardi duket më pranë se kurrë. Kjo gjë është zbuluar së fundi nga nga Espn, që siguron se argjentinasi do të mbetet në Francë. Parizienët do të përfitojnë një zbritje nga çmimi fiks i zikaltërve, prej 70 milionë euro, i përcaktuar verën e kaluar për transferimin përfundimtar të sulmuesit, në mbyllje të huazimit.


Pika e re e takimit mes palëve, duke pasur parasysh edhe krizën ekonomike që vjen nga pandemia e koronavirusit, duket se është 60 milionë euro (55 milionë fikse, plus 5 milionë bonuse). Klubet po negociojnë, ashtu si edhe bashkëshortja (agjentja) e Icardi. Wanda Nara po diskuton me PSG dhe marrëveshja duket se është afër finalizimit edhe mes klubit e sulmuesit, i cili, në sezonin e parë francez, shënoi 21 gola.


Një kontratë 4-vjeçare prej 10 milionë euro në vit është gati për të. E njëjta pagë që merr Edinson Cavani, por vetëm deri më 30 qershor, duke pasur parasysh se kontrata e uruguajanit nuk do të rinovohet. Interesi i Interit dhe Atletico Madrid është i fortë për ish-bomberin e Napolit, që me rinovimin e Icardi nuk ka më vend te kampionët e Ligue 1.




Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas