Kthehet të flasë Wanda Nara, që gjatë programit Morfi, i cili ka moderatore të motrën Zaira, ka treguar se sa të vështirë ka që të menaxhojë familjen, sidomos duke ditur se kanë pesë fëmijë dhe se ata janë në shkollë. Mauro Icardi luan te PSG, por familja është ajo që vuan dhe e bën vajtje-ardhje Itali-Francë.
“Eshtë një katrahurë! Punoj në Itali, kam kontratë me Mediaset, por duhet të shkoj dhe të vij. Eshtë sakrifica ime më e madhe, bazë në Milano dhe Paris, dy shkolla dhe dy shtëpi. Fëmijët ndjekin disa leksione në Itali dhe disa në Francë, sepse është e njëjta degë shkolle“.