Teknologji

ICC Albania organizon “Javën e Integritetit”, bazuar në modelin holandez














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:18 - 03/12/21 |
mapo.al

ICC Albania organizon për të tretin vit rradhazi, Javën e Integritetit, bazuar në modelin holandez

“Java e Integritetit” konsiston në 50 aktivitete, me partnerë të ndryshëm në biznes, shoqërinë civile, ambientin akademik shqiptar, me fokus integritetin në çdo aspekt të jetës
Integriteti në të gjithë sferat e jetës ishte në fokus të diskutimeve të konferencës “Lidershipi me fokus rrokjen e Integritetit”, në kuadër të edicionit të tretë të “Javës së Integritetit” organizuar nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Hollandës.






Në fjalën e saj përshëndetëse, Kryetarja e Bordit Ekzekutiv të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë dhe Drejtore Ekzekutive e ALBtelecom Znj. Bilgen Aldan u shpreh se integriteti është përgjegjësi dhe mision i përbashkët, nga niveli individual deri në atë të organizatave të biznesnit apo shtetërore.


Znj. Aldan nënvizoi rolin që udhëheqësit kanë në vendosjen e standardeve, si në biznes ashtu dhe në sektorë të tjerë. “Ne, biznesi mund të jemi në pararojë të ndryshimit, përmes mekanizmave më përfshirës financiare, investimeve të gjelbra, zgjidhjeve të përgjegjshme inovative si dhe përqafimi i investimeve ESG (mjedis, shoqëri, qeverisje).” -shtoi Znj. Aldan.







Ajo ftoi të pranishmit dhe të gjithë kolegët e saj të shtojnë angazhimin në të tilla diskutime dhe të ofrojnë kapacitetet e tyre si platforma për të krijuar modele integriteti edhe për brezat e rinj të profesionistëve dhe udhëheqësve.




Fjala e saj mikpritëse u pasua nga ajo e Zëvendësambasadorit të Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri Z. Rogier Nouwen. Gjatë fjalës së tij ai nënvizoi rëndësinë që vlerat e integritetit përfaqësojnë për çdo ndërmarrje private apo iniciativë publike në shoqëri.



Z. Nouwen theksoi se integriteti ndërtohet nga zbatimi në çdo nivel i vlerave të transparencës, llogaridhënies dhe pjesëmarrjes në jetën publike të të gjithë aktorëve në një shoqëri. “Nga ana jonë jemi të angazhuar qe modeli hollandez i Javës së Integritetit të aplikohet në konteksin lokal duke aktivizuar organizmat publikë, privatë, akademinë dhe shoqërinë civile.” – shtoi Z. Nouwen në fjalën e tij.

Paneli i diskutimit të parashikuar më pas mblodhën në diskutim Znj. Ekaterina Solovova, Drejtoresha e BERZH për Shqipërinë, Znj. Katia Stathaki, Drejtoreshë Ekzekutive e Vodafone Shqipëri, Z. Anthonie Frens, Kryetar i kompanive Shell në Shqipëri, Znj. Edlira Muka, Drejtoreshë Ekzekutive e Balfin Group dhe Z. Miroslav Miletic, Këshilltar pranë Presidentit të Serbisë dhe përfaqësues i Dhomës së Tregtisë të Serbisë. Pjesëmarrësit në panel shpalosën iniciativat më të fundit të ndërmarra në kompanitë e tyre nga përgjegjësia mjedisore deri te ajo sociale, si forma të vendosjes së standardeve të integritetit.

Ata ofruan përvojat e tyre si drejtues, ekspertë, e organizata biznesi si modele të aplikueshme në shumë sektorë të tjerë, me qëllimin final të krijimit të mjediseve me integritet dhe rritjen në to edhe të aspiratave të brezave të rinj.
Prespektiva e liderve të rinj, gjeneratës së të rinjve që përgatiten të kontribojnë në të ardhmen në gjithë sferat e jetës, u pasqyrua në panelin e dytë të përbërë nga drejtues dhe ekspertë të organizatave rinore.

Ata ndanë me të pranishmit disa nga vështirësitë dhe arritjet e punës së tyre të përditshme, për më shumë integritet dhe mundësi të barabarta për të rinjtë.
Më shumë se 50 aktivitete po zhvillohen gjatë Edicionit të Tretë të Javës së Integritetit.

Këto aktivitete, në fakt, kanë për synim të targetojnë çështje të ndryshme lidhur me integritetin e shoqërisë dhe ekonomisë.

1



Pas