Aktualitet

Identifikimi biometrik, KQZ i drejtohet qeverisë: Duhen urgjent 2 miliardë lekë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:47 - 02/12/20 |
mapo.al

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i kërkon qeverisë që të japë sa më parë fondet për projektin e identifikimit elektronik të votuesve në zgjedhjet e 25 prillit. Shuma e kërkuar kap afërsisht vlerën e 2 miliardë lekëve.






KQZ, nën drejtimin e Ilirjan Celibashit, i ka drejtuar sot një letër Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave, ku thotë se pas ngritjes së grupit të punës janë vlerësuar kostot financiare dhe numri i personave që do të angazhohen për përdorimin e sistemeve e pajisjeve të teknologjisë së informacionit.


Duke marrë parasysh afatet e limituara për realizimin e projektit – 145 ditë nga zgjedhjet – dhe miratimin e buxhetit 2021 pa e përfshirë identifikimin elektronik, KQZ kërkon ndërhyrje urgjente për vënien në dispozicion të fondeve.







“Kërkojmë ndërhyrjen tuaj emergjente, për vënien në dispozicion të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të fondeve të domosdoshme ‘Për implementimin e projektit të identifikimit elektronik të zgjedhësve për zgjedhjet e datës 25 prill 2021′, në shumën totale 2.112.304.484 lekë”, – shkruhet në letër.




<
>
auto_1111111111606901529 auto_222222222221606901530

 



1


Etiketa: , ,

Pas