Më 25 prill, procesi i identifikimit të votuesve në të gjithë qendrat e votimit në vend, do të kryhet me ndihmën e pajisjeve elektronike.
KQZ miratoi sot aktet për identifikimin elektronik të zgjedhjeve, ndërsa Këshilli i Ministrave pritet të japë fondet për pajisjet teknologjike brenda datës 19 nëntor.
Në mes të këtij muaji, pritet të nisë puna për implementimin e Sistemit Elektronik të Identifikimit të Votuesve (SEIV) dhe të Pajisjeve Elektronike të Identifikimit (PEI), të cilat garantojnë profil të saktë të zgjedhësve, bazuar në regjistrin e tyre.
Vendimi i miratuar, përcakton gjithashtu një sërë karakteristikash teknike të sistemeve dhe pajisjeve teknologjike që do të përdoren në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë.