Aktualitet

Identifikohen tre nga viktimat e aksidentit tragjik në Qafë Muzinë (EMRAT)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:03 - 26/08/21 |
mapo.al

Një çift të moshuarish janë në mesin e pesë viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi pasditen e sotme në Qafë-Muzinë, në aksin Gjirokastër-Sarandë.






Fiqiri dhe Drita Korçari, përkatësisht 77 dhe 72 vjeç ishin pasagjerë në mjetin furgon, ku kanë humbur jetën. Furgoni drejtohej nga Bardhi Prodo, i cili gjithashtu ndërroi jetë në vend.


Siç bën me dije shefi i Zjarrfikëses së Dropullit, Alqi Kosta, viktimat janë dy gra dhe tre burra. Në furgon sipas tij ishin gjithsej gjashtë persona, pesë pasagjerë dhe shoferi.







Dy prej viktimave janë zënë poshtë nga furgoni duke mos pasur asnjë shans, ndërsa tre të tjerët dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të traumave të pësuara.




Një grua shtatzanë i mbijetoi mrekullisht këtij aksidenti. Dëshmitarë të aksidentit u bënë mjaft udhëtarë të rrugës Gjirokastër-Sarandë, një ndër më të frekuentuarat gjatë kësaj periudhe.



LEXO EDHE:

Vajza shtatzënë e vetmja e mbijetuar nga aksidenti, e motra: Fat i madh

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas