Aktualitet

Identifikohet autori që abuzoi seksualisht me 50-vjeçaren shqiptare në Greqi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:04 - 22/06/21 |
mapo.al

Policia e Athinës ka identifikuar autorin e dyshuar që abuzoi seksualisht për 9 orë me 50-vjeçaren shqiptare në Greqi në fundjavë.






Shtypi grek ka raportuar se autori është një 35-vjeçar bullgar, por policia nuk ka bërë me dije asnjë informacion rreth identitetit të tij.


“Kemi indikacione për një të dyshuar. E kemi identifikuar. Fenomene të tilla nuk kanë të bëjnë vetëm me policinë”, tha zëdhënësi i Policisë Greke për një televizion të Athinës.







50-vjeçarja shqiptare punonte si pastruese në pallatin ku ndodhi ngjarja e rëndë. Autori, që besohet se është bullgari i cili jeton në katin përdhesë të atij pallati, dyshohet se e kapi dhe tërhoqi me forcë gruan deri në banesën e tij. Për 9 orë e ka dhunuar dhe ka abuzuar seksualisht me të.



50-vjeçarja arrite të dilte në një moment në ballkon dhe bërtiti për ndihmë. Banorët e tjerë të pallatit dëgjuan dhe lajmëruan policinë. Pas këtij momenti autori u largua nga banesa dhe është në arrati. Ndërsa 50-vjeçarja u dërgua në spital dhe më pas në polici ku bëri dhe kallëzimin për ngjarjen e rëndë.



Forca të shumta policore rrethuan pallatin dhe zonën përreth ku ndodhi ngjarja. Por autori ishte larguar.

Ndërkohë, prezenca e shtuar e policisë ishte edhe për të shmangur incidentet, sepse shumë qytetarë u mblodhën në rrugën përpara pallatit në shenjë protestë kundër abuzimit seksual.

1


Etiketa: , , ,

Pas