Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e 34-vjeçarit shqiptar. Mësohet se viktima është identifikuar me emrin Aristides Pappas
Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe nëna e viktimës, e cila ka shpërthyer në lotë e britma pas vrasjes së të birit.
Informacionet e para thonë se vrasja e tipit mafioz ka ndodhur për shkak të larjes së hesapeve, pasi 34-vjeçari ka qenë një person i njohur për drejtësinë greke.
Ai më parë është akuzuar për grabitje dhe trafik droge, ka qenë edhe i dënuar, ndërsa i janë bërë edhe tre atentate të tjera.
LEXO EDHE:
Ekzekutohet shqiptari në Athinë, autori e qëlloi 8 herë në kokë brenda në lokal