Mercedez Benz 190 ngjyrë e bardhë.
Kjo është makina me të cilën dy persona kanë ikur pasi kanë vendosur tritolin në banesën e oficerit të policisë, Alfred Numani.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e ditës së martë, 10 shkurt, një orë pasi një sasi tritoli kishte shpërthyer në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm.
Saktësisht eksplozivi shpërtheu në orën 03:50 minuta të mëngjesit.
Mësohet se kjo makinë është filmuar në disa lagje të periferisë së kryeqytetit dhe ka qenë duke lëvizur në drejtim të Farkës.