Aktualitet

Identifikohet viktima e atentatit në Vlorë, ishte kthyer nga Spanja (EMRI)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:22 - 21/05/21 |
mapo.al

Delon Troqe, 38 vjeç, është viktima i atentatit mbrëmjen e sotme në Vlorë. 38-vjeçari u ekzekutua me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.






Nuk dihen ende motivet e kësaj vrasje që ndodhi në lagjen “Pavarësia’’ teksa autorët u larguan më pas me automjet drejt Kaninës.


Mësohet se Troqe ishte kthyer nga Spanja vetëm disa ditë më parë. Në momentin e ngjarjes ai shoqërohej nga vëllai i tij i cili nuk ka pësuar lëndime nga të shtënat.





Policia ka shoqëruar deri më tani disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe ka sekuestruar disa kamera sigurie të zonës.



Uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli në disa lagje të qytetit.



Njoftimi i policisë

Rreth orës 21:50, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. T., 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Lexo edhe :  KAS rrëzoi kërkesën e PD, Ivi Kaso: Po mbulohen provat që faktojnë shkeljet

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit/ve.

Gjatë krehjes së zonës, në fshatin “Sherishtë”, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.

Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

37


Etiketa: , ,

Pas