Instituti Ndërkombëtar për Lindjen e Mesme dhe Studimet e Ballkanit (IFIMES) në Lubjanë, Slloveni, analizon rregullisht zhvillimet në Lindjen e Mesme, Ballkan dhe në botë. IFIMES ka përgatitur një analizë të situatës aktuale politike në Republikën e Shqipërisë me rastin e përfundimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen më 25 prill 2021.
Nga analiza e gjerë “Zgjedhjet në Shqipëri 2021: Kapitullimi politik i Edi Ramës”, ne veçojmë pjesët më të rëndësishme dhe interesante.
Zgjedhjet në Shqipëri 2021
Shqipëria është në perfundim të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen më 25 prill 2021.
Dy rivalë të vjetër do të përballen përsëri, Partia Socialiste (PS) e Kryeministrit në detyrë Edi Rama dhe Partia Demokratike (PD) e opozitës e Lulzim Bashes, me të cilët është edhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) e Monika Kryemadhit.
Shqipëria pret një ndryshim të qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare. Prandaj, është e nevojshme të sigurohet një tranzicion paqësor i pushtetit dhe të arrihet një konsensus i përgjithshëm shoqëror për të ardhmen e shtetit.
Instituti Ndërkombëtar IFIMES beson se të dy partitë politike, Partia Demokratike (PD) dhe Partia Socialiste (PS) duhet të mundësojnë një tranzicion paqësor të pushtetit, ndërsa fituesi i zgjedhjeve duhet t’u bëjë thirrje të gjithë aktorëve socialë dhe politikë për të ndërtuar së bashku të ardhmen e Shqipërisë pa hakmarrje. Gjithashtu fushata dhe tensionet politike duhet të përfundojnë pas përfundimit të zgjedhjeve.
Zgjedhjet në rrethana specifike
Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, diaspora e madhe shqiptare nuk do të jetë në gjendje të votojë si më parë, ashtu si edhe ata që janë të infektuar në mënyrë aktive me Covid-19, i cili sipas statistikave nga Ministria Shqiptare e Shëndetësisë ekziston në një numër të konsiderueshëm.
Analistët besojnë se është e nevojshme të sigurohet e drejta e votës për të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë, të cilët kanë të drejtë vote.
Shqipëria nuk mund të mbajë më barrën e rëndë të varfërisë, skamjes dhe padrejtësisë. “Aleanca për Ndryshim”, e udhëhequr nga Partia Demokratike, përfaqëson një koalicion fitues. Është një koalicion mbarëkombëtar kundër regjimit brutal të Partisë Socialiste të Edi Ramës.
E ardhmja iu vodh shqiptarëve. Kjo është e dukshme në çdo hap, me prindërit, të cilët nuk e dinë se çfarë fati i pret fëmijët e tyre, me shumë shqiptarë, të cilët kërkojnë punë dhe duan një të ardhme më të sigurt. Sundimi autokratik dhe arrogant i Kryeministrit Rama, i kombinuar me nivele të larta korrupsioni dhe krimi, e ka çuar Shqipërinë në rrugën humbur, largë anëtarësimit në BE.