Sport

Igli Tare në gjurmët e talentit të Lanusit, “djeg” Juven dhe Interin

Skuadrat dhe trajnerët garojnë dhe bëjnë çmos për të arritur vende sa më të mira në rënditje për objektivë të rëndësishëm, ndërsa drejtorët nuk qëndrojnë asnjë ditë të qetë dhe shikojnë për përforcime ideale, që në verë t’u japin trajnerëve ekipe sa më të kompletuara.


Drejtori Sportiv i Lacios, Igli Tare, është vënë në gjurmët e talentit të Lanusit, De La Vega, lojtar për të cilin janë shumë të interesuar dhe Juventusi e Milani, por ish-lojtari i Kombëtares kuqezi, duket se ka “djegur” në kohë dy gjigantët italianë.

De La Vega është një lojtar mjaft i ngjashëm me Felipe Andersonin, teksa raportohet se zyrtarizimi i marrëveshjes mes kryeqytetasve bardhekaltër dhe Lanusit, është çështje ditësh.

Gjithashtu, Tare po vëzhgon me shumë interes dhe mbrojtësin e djathtë të Strasburgut, Keni Lalan, për të cilin klubi francez kërkon minimalisht 10 milionë euro për ta lënë të lirë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas