Një ndër aktorët kryesor të serialit “Game of Thrones”, Kit Harington ka reaguar ashpër ndaj kritikave të fansave për finalen e sezonit të tetë dhe të fundit. “Kushdo kritik që harxhon gjysmë ore për të shkruar komentin e tij lidhur me finalen e sezonit të fundit, mund të shkojë të q***t”-u shpreh ai për “Esquire”, duke i dalë kështu në një farë mënyre në mbrojtje punës së palodhur të kastit të aktorëve.
“Games of Thrones” u finalizua me vrasjen Daenerys Targaryen (Emilia Clarke) nga Jon Snow (Kit Harington) dhe me shkrirjen e Fronit të Hekurt nga flakët e dragoit, i cili me të drejtë i përkiste “nënës” së tij.
Kompania HBO e shpalli serialin televiziv në vitin 2014 si më të ndjekurin në mbarë botën, duke ia kaluar edhe “The Sopranos”. Sa i takon sezonit të fundit, është komentuar si më i shtrenjti në historinë e serialeve, me një buxhet prej 90 milionë dollarësh për të 6 episodet, të cilat kanë ardhur për shikuesit në gjatësinë e filmave.