Sport

Ikardi kapitullon Milanin








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:45 - 21/10/18 |
mapo.al

Si Milani, ashtu edhe Interi, menduan vetëm të mbroheshin dhe të mos humbisnin në një nga derbit më të ndjekur në Europë. Si të besuarit e Gatuzos, ashtu edhe ato të Spaletit, nuk krijuan raste të rrezikshme dhe asnjëra nga skuadrat nuk e meritoi fitoren.


Pjesa e parë ishte disi më aktive, me të dyja skuadrat që ngacmonin jo pak portat kundërshtare. Të dyja ekipeve iu mohua nga një gol, për shkak të pozicionit jashtë lojë.


Fillimisht, ishte sulmuesi argjentinas Mauro Ikardi që do t’i anulohej goli, ndërsa disa minuta më vonë, do t’i anulohej goli mbrojtësit Musakio.



Pjesa e dytë ishte shumë e vakët dhe rastet ishin me pikatore. Goli i vetëm i takimit do të shënohej nga kapiteni Mauro Ikardi, që përfiton mjaft mirë nga një krosim i Kandrevës dhe një dalje e pastudiuar mirë e Donarumës.


Një fitore me shumë vlera për zikaltrit, që arrijnë të triumfojnë sërish përballë rivalëve të përjetshëm dhe sërish vendimtar është bomberi Ikardi.


Minutë pas minute:

90+4′ – Mbyllet sfida, goli i Ikardit vendosi sfidën!

90+2′ – GOOOOOL Ikardi! Sulmuesi argjentinas godet Milanin në limite


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas