Ju njohim me parashikimin e motit për këtë fundjavë!
Sa i përket ditës së sotme (e Shtunë) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat vijnë në dendësim në orët e vona të mbrëmjes.
Në momentin e zhvillimit të vranësirave reshje shiu me intensitet të ulët e shtrëngata lokale përgjatë vijës bregdetare.
Për ditën e Diel pritet paqëndrueshmëri e kushteve atmosferike. Moti parashikohet i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Gjithashtu në orët e drekës dhe pasdites lokalisht nuk do të mungojnë intervalet me diell.