Humor

Ikën Fleckenstein, vjen një komedian demotivues: LOL!





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:06 - 27/05/19 |
mapo.al

Lajmi se Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, nuk fitoi një tjetër mandat, ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale shqiptare. Në fakt, në Hamburg të Gjermanisë, ku kandidoi Fleckenstein, zgjedhjet europiane kanë provokuar një tërmet.


Humbësja e madhe mbetet SPD e Fleckenstein, e cila zbriti nga 33.8 përqind në zgjedhjet e shkuara, në 19.8 përqind në zgjedhjet aktuale.


Gazeta AbendBlatt e Hamburgut shkruan se njeriu i socialdemokratëve, Knut Fleckenstein nuk do jetë më në Parlamentin Europian pas dhjetë vitesh.


Fleckenstein reagoi duke thënë se ndjehet i zhgënjyer. “Askush nuk kandidon që të mos zgjidhet. Unë e shoh shkakun e këtij rezultati të keq tek politika europiane e Berlinit. Nuk na marrin seriozisht si parti europiane,” tha Fleckenstein.


Por ndërkohë nga Hamburgu, në Parlamentin Europian do të shkojë një komedian. Ai quhet Nico Semsrott dhe fitoren e tij në zgjedhje e komentoi duke shkruar vetëm: “LOL”, një shkurtim për ‘qesh me zë të lartë’.

Ai është pjesë e një grupimi politik të quajtur thjesht “Partia”.

Motoja e tij është “Të forcojmë Europën, të dobësojmë Gjermaninë”. Partia nuk ka një program zgjedhor. Vetë komediani thotë se ai nuk është një motivues, por demotivues.

“Votuesit më identifikojnë kollaj. Jam një njeri normal me dyshime tek vetja, e urrej veten dhe ndjehem i vetmuar”.

“Shumë njerëz mendojnë si unë. Me të drejtë ata nuk duan të shkojnë në punë në sistemin kapitalist, pasi gjithçka është e pakuptimtë. Përse duhet të bësh një punë të keqe për të pasuruar një person që nuk e njeh?”

I riu thotë se ka vuajtur nga depresioni dhe shton se kërkon të bëhet president i Komisionit Europian.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas