Kryesore

Ikën i nxehti afrikan? Parashikimi i motit për 5 ditët në vijim








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:52 - 03/08/20 |
mapo.al

Parashikim i kushteve atmosferike sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak


Dita e henë do të ketë mot kryesisht të kthjellët, vranësira të pakta të përqëndruara përgjatë relieveve malore. Reshej shiu të izoluara përgjatë maleve në Juglindje të vendit.


Dita e martë do të nisë me mot të kthjellët e shtim gradual të vranësirave deri të dendura.


Dita e mërkurë do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu që në orët e para të 24-oreshit fillimisht në Veriperëndimin e gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Përgjatë Ultësirës Perëndimiorë dhe në Jugperëndim të vendit reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.


Dita e enjte do të vijojë me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdere dhe intensitet deri mesatar në pjesën tjetër të vendit.

Dita e premte do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat në mesditë do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal përgjatë vijë bregdetare. Në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë në formën e shtrengatave afatshkurtra.

Era do të jetë nga Jugperëndimi –Veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s, ndersa ditën e martë dhe të mërkurë do të fitojë intensitet deri në 15-20m/sek.

Temperaturat do të pësojnë rënie në vlerat maksmimale.


Etiketa: , ,

Pas