Mbrojtësi Simo Rrumbullaku u largua nga Kukësi pas dy vitesh e gjysmë. Ai i ka dhënë fund aventurës me verilindorët me 3 trofe të fituar dhe me shumë respekt. Mëngjërashi u largua me një mesazh falenderimi për klubin dhe të të gjithë tifozët.
“Pas dy vitesh e gjysmë me suksese dhe të mbushura me emocione, aventura me Kukësin mbaron këtu. Klubi më bëri një ofertë vërtetë të mirë dhe të konsiderueshme në aspektin financiar, por dëshira ime është të luajë jashtë Shqipërie, kjo u kuptua nga drejtuesit e klubit.
“Falenderoj presidentin Safet Gjicin dhe drejtorin Nderim Nexhipin, të gjithë trajnerët dhe stafet që kemi bashkëpunuar, të gjithë lojtarët dhe fansat e mrekullueshëm që na kanë mbështetur në çdo ndeshje.
“Së bashku ia dolëm të fitonim të gjithë trofetë e mundshëm dhe jam shumë krenar për këtë. Ka kaluar kohë e mrekullueshme që nga momenti që kisha mundësinë të firmosja me një nga klubet më të mira në Shqipëri”, – shkruan Rrumbullaku.