fbpx

Kryesore

Ikën Zoran Zaev: Zgjedhje me qeveri teknike më 12 prill 2020





               Publikuar në : 20:50 - 20/10/19 |
mapo.al

Zoran Zaev do të largohet nga detyra e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, raporton agjencia INA.


Qeveri teknike 100-ditëshe si dhe zgjedhjet e parakohshme më 12 prill të 2020 ishin epilogu i takimit të liderëve të partive politike nën drejtimin e presidentit të vendit, Stevo Pendarovski.



Kjo bëhet e ditur ekskluzivisht për INA nga një përfaqësues i partive shqiptare në këtë takim.


“Zaev ka shprehur qëndrimin e tij për zgjedhje të parakohshme dhe formimin e Qeverisë teknike 100-ditëshe sipas formatit të Përzhinës, ku ai nuk do të jetë kryeministër. Janë shprehur edhe qëndrimet e partive tjera se përse vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat sa më shpejt duhet të mbahen për të mos humbur kohë”, theksoi për INA, përfaqësuesi i partisë shqiptare.

Qeverinë teknike mendohet se do e drejtojë Oliver Spasovski.

Prilli i 12 prillit 2020 është propozimi se kur do të mbahen zgjedhjet, dhe se data do të përcaktohet edhe nga debatet dhe propozimet në harmonizim me komisionin zgjedhor.

 

 


Etiketa: , , ,

Pas