fbpx

Kryesore

Ikin ministrat e rëndësishëm Ahmetaj, Gjiknuri, Nikolla, Bushati, ja kush i zëvendëson…





               Publikuar në : 11:07 - 28/12/18 |
mapo.al

Edi Rama i ka bërë thirrje socialistëve nga Asambleja që të mos ndërhyjnë më për emërimet në administratë, pasi Partia Socialiste nuk mund të rrezikojë të shkojë në opozitë për shkak të “tezeve, xhajave, apo krushqive të socialistëve”.


Partia Socialiste ka mbledhur prej orës 10:00 Asamblenë Kombëtare, një mbledhje kjo jashtë radhe. Mbledhja ka nisur me një fjalim të kryetarit të PS dhe njëherazi kryeministrit të vendit, Edi Rama dhe në axhendë janë parashikuar plot 8 pika, kryesisht me karakter organizimin e PS-së në bazë përpara zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Nga fjalimi përpara Asamblesë, kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndryshime qeveritare duke paralajmëruar se qeveria e re do ketë 50% gra.
NDRYSHIMET

-Lindita Nikolla zëvendësohet nga Besa Shahini  në Ministrinë e Arsimit.



-Arben Ahmetaj zëvendësohet nga Anila Denaj në Ministrinë e Financave.


-Ditmir Bushati do të zëvendësohet nga Genti Cakaj në Ministrinë e Jashtme.

-Damian Gjiknuri do të zëvendësohet nga Belinda Balluku në Ministrinë e Infrastrukturës.

-Niko Peleshi do të zëvendësohet nga Blendi Çuçi në Ministrinë e Bujqësisë.

-Mirela Kumbaro do të zëvendësohet nga Eva Margariti në Ministrinë e Kulturës.

-Sonila Qato do të zëvendësohet nga Eduard Shalsi në Ministrinë e Mbrojtjes së Sipërmarrjes.

-Gjithashtu, Edi Rama njoftoi se do të kthehet Ministria e Marrëdhënies me Parlamentin dhe ministrja do të jetë Elisa Spiropali.

-Kryeministri ka larguar edhe zëvendëskryeministren Senida Mesi. Ajo do zëvendësohet nga Erion Braçe, për të cilin Edi Rama ka vlerësime të mëdha.


Etiketa: , , , ,

Pas