Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) do të prishë me shpërthim të kontrolluar ditën e enjte në orën 11.00 një objekt 6 katësh.
Objekti është ndërtuar në gjurmën ku do të ndërtohet loti 3 i Unazës së Tiranës. Me vendim dhe për interes publik objekti është shpronësuar.
Për realizimin e shpërthimit, në trupin e objektit do të hapen 200 furnela (vrima) dhe do të përdoren 3 kilograme lëndë plasëse C4.