Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit bëri deklaratën e tretë publike në lidhje me shembjen e objekteve tek Unaza e Re (Astiri). Situata ka qenë tejet e tensionuar në mëngjes, kur banorët u përplasen me policinë, ndërsa tashmë është normalizuar. Nga përleshja u plagosën 12 persona, protestues dhe policë.
IKMT bëri të ditur pak minuta më parë se aksioni nuk do të ndalet derisa të shemben të gjitha objektet pranë rrethrrotullimit të doganës. Në segmentin nga rrethorrutullimi deri tek ura e Lanës (LOT I i rrugës) janë 33 objekte që do shemben. Më tej operacioni pritet të vazhdojnë në dy segmentet e tjera të Unazës së Re (LOT II dhe III).
Njoftimi i IKMT:
Prej mëngjesit te sotëm IKMT ka nisur prishjen e 33 objekteve ne zonën e “Astir”. Deri në këto momente janë prishur 24 objekte, prej të cilave 8 objekte 2 katëshe, 4 tre katëshe dhe 12 nje katëshe. Objektet e tjera janë ne proces dhe do te prishen të gjitha brënda ditës së sotme.