Aktualitet

IKMT nis operacionin nga Ksamili dhe Velipoja, Zyberi: Asnjë tolerim














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:11 - 06/06/21 |
mapo.al

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të nisë ditën e nesërme ( e hënë) operacionin për prishjen e objekteve pa leje në zonat bregdetare të vendit.






Operacioni do të fillojë njëherësh në dy zona të ndryshme, Ksamil dhe Velipojë, duke vijuar më pas në drejtimet respektive me prishjen e objekteve zonë pas zone.


Objektet variojnë nga 1 deri në 5 kate, me struktura beton-arme dhe të lehtësuara.







Në zonën e Velipojës janë planifikuar të prishen rreth 15 objekte të tilla, ndërsa në Ksamil rreth 30.




Në prag të nisjes së operacionit, kryeinspektori i IKMT Ajet Zyberaj shprehet se: Nuk do të tolerojmë asnjë shkelje ligji. Nuk do të tolerojmë asnjë që toleron shkelësit e ligjit.



1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas