Kanë nisur sot shembjet në gjurmën e lotit II të Unazës së Madhe.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po shemb pesë objekte pranë fushës së helikopterëve në Farkë.
Këto prishje janë në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, Loti II, zona lindore. Objektet janë të madhësive të ndryshme, një, dy dhe tre katëshe.
Ndërkohë, IKMT deklaron se janë shpronësuar sipas ligjeve në fuqi. Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes është duke punuar njëkohëisht edhe për prishjen e ndërtesave të dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, 2020.
Për shmangien e shembjes së banesave, banorët e zonës kanë protestuar përreth dy vite. Të paktën 300 familje do të shpronësohen nga ndërtimi i Unazës së Madhe, e cila do të kushtojë rreth 40 milionë euro.
Një pjesë e madhe prej tyre është dëmshpërblyer, ndërsa një pjesë tjetër ndodhet në proces. Mirëpo, opozita këmbëngul se projekti i Unazës së Madhe është një megavjedhje e qeverisë.