Një pallat 5-katësh në Poliçan është shkatërruar me shpërthim tritoli nga IKMT, gjë që më pas ka sjellë irritimin e banorëve. Ata ankohen pasi nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale. Banorët e pallatit ngjitur thonë se si pasojë e shpërthimit u janë thyer dritaret e banesave dhe nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim për dëmet që u janë shkaktuar.
“Duhet të vijnë e të shohin dëmet, nuk marrin përgjegjësitë”, shprehen banorët.