Aktualitet

“Ikni në zonë të sigurt!”- Ambasada shqiptare në Turqi, thirrje bashkëkombasve








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:05 - 30/10/20 |
mapo.al

Ambasada shqiptare në Turqi ka reaguar fill pas tërmetit shkatërrimtar me magnitudë 6.9 ballë, që preku një sërë qytetesh turke.


Në një postim në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, Ambasada i bën thirrje shtetasve shqiptare të gjendur pranë dhe në Izmir që të transferohen në një zonë të sigurt, si dhe ka vendosur në dispozicion një numër telefoni për rast emergjence.


Mediat turke raportojnë paraprakisht për 29 viktima, ndërsa nuk përjashtohet mundësia për viktima nën rrënoja.



Ambasadori shqiptar në Turqi, Kastriot Robo deklaroi se zona e Izmirit ka shumë shqiptarë, duke lënë të mendohet se mes viktimave dhe të plagosurve, mund të ketë edhe të tillë.


Postimi i Ambasadës shqiptare në Turqi: 


 


Etiketa: ,

Pas